12.06.2019, 10:12

LDK: DKA në Suharekë e drejtuar tashmë nga Bali Muharremaj ka degraduar në tërësinë e saj

Sipas Lidhjës Demokratike të Kosovës dega në Suharekë, Drejtoria e Arsimit ka degraduar në tërësinë e saj.

Ku në një postim në facebook kanë shpreh pakënaqesi  rreth Shkollës ” Vëllezërit Frashëri “në Bukoshë, ku sipas tyre i ndërrohet emri në ” Vëllezërit Mustafa”.

“Shihni se çka ka ndodh në vendimin e fundit të lëshuar nga ky institucion.Kur mashtrimet planifikohen e ideohen nëpër kafe e restorante. 
Shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Bukosh i ndërrohet emrin në “Vëllezërit Mustafa”, Thuhej ne ueb faqen e LDK-së.

Shqetesim tjetër për të është edhe sipas tyre montimi i konkurseve për punë, ku LDK-ja i paraqet disa foto të 3 kandidateve të cilat kishin apliku ne konkursin për punë në Arsim dhe nga komisioni i njejtë janë vlersuar më pikë të ndryshme.

LEXO EDHE:  IKShPK: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës së Kosovës

“Po në këtë vendim shihet qart montimi i konkurseve si: a) Kandidatja Valdete Bytyqi konkuron në tri shkolla dhe i njejti komision e vlereson si më posht. Për shkollën Destan Bajraktari kjo kandidate vlerësohet me 152 pikë.

E njejta kandidate nga i njejti komision në të njëjten periudhë kohore për shkollën Iliria në Savrovë vlerësohet me 153.3 pikë.

Ndërsa për shkollën Kongresi i Manastirit në Studençan kjo kandidate vlerësohet me 170.3 pikë.

 b) Kandidatja Emine Seferaj po ashtu konkuron në tri shkolla dhe po ashtu merr vlerësime të ndryshme nga komisioni në fjalë.

 c) Situatë të njejt kemi edhe te kandidatja Qëndresa Gashi e cila konkuron në dy shkolla dhe i njejti komision për njëren shkollë e vlerëson me 143.6 pikë, ndërsa për shkollën tjetër e vlerëson me 170.6 pikë. ” thuhej ne ueb faqen e LDK-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.