17.07.2019, 21:37

LDK dhe VV nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Qeverinë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Salih Salihu, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë të gatshme që ta rrëzojnë Qeverinë.

Ai ka thënë se mungesa e gatishmërisë lidhet me dialogun me Serbinë.

“LDK dhe Vetëvendosje nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Qeverinë. Sepse ato e dinë që procesi i dialogut është i vështirë dhe iu duhet ta marrin barrën e dialogut. Ato po presin që mos po përfundon dialogu me këtë Qeveri”, ka thënë ai në RTK.

Salihu ka pohuar se PSD është treguar e gatshme për t’u marrë me dialog.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Thaçi ka rënë në kurthin e dinakërisë së vet
/SuharekaOnline/