98 ditë! LDK dhe VV, ia hedhin topin njëra tjetrës, qytetarët e Kosovës që 98 ditë në pritje

98 ditë të plota i kishin kohë LDK dhe VV për të finalizuar marrëveshjen e tyre dhe të formojnë Qeverinë e re të vendit, por një gjë e tillë nuk ndodhi deri sot.

Dhjetëra takime u zhvilluan mes dy partive që prej 6 tetorit, mirëpo vendi ende mbetet pa institucionet e reja ndërsa këto vetëm po ia hedhin topin njëra-tjetrës

Gjatë ditës së djeshme lideri i VV’së, Albin Kurti, përmes një komunikate për media konfirmoi se i ka bërë një propozim të ri LDK’së së Isa Mustafës dhe se tani vetëm po pret vendimin e tyre.

“Në takimin e mbajtur të mërkuren, të dyja palët kemi bërë nga një propozim. Pra, kishte lëvizje. Të enjten, ne si Lëvizje Vetëvendosje! kemi bërë edhe dy propozime të reja. Për propozimin tonë të fundit na është thënë që do të trajtojnë në organet e tyre, meqenëse ky propozim ishte risi. Derisa nuk mund të flas se cila është përmbajtja e tij dhe çfarë do të bëjmë ne, pasi që kjo është pjesë e negociatave, unë mund të flas për atë se çka nuk do të bëjmë”, tha Kurti.

LEXO EDHE:  Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor: LVV 56 deputetë, PDK 18, LDK 18 dhe AAK 8

Në anën tjetër LDK, po kërkon që VV të gjejë një zgjidhje sa më të përshtatshme për themelimin e instutcioneve, pasi që sipas tyre, si parti e parë u takon të merren me situatën e krijuar.

Kështu tha pak më parë anëtari i kësaj partie, Avdullah Hoti, i cili po ashtu shtoi se ‘tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është në dorën e partisë që ka dalë e para në zgjedhje të gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja. Në takimin e fundit ne kemi dhënë ofertën tonë për bashkëqeverisje. Dhe tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai.