LDK dhe subjektet tjera mund të kenë opsione të ndryshme, por qytetarët duan Kurtin kryeministër

22.01.2020

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, por Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese ende nuk ka arritur që ta bindë Lidhjen Demokratike të Kosovës për një marrëveshje bashkëqeverisje. Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se partitë e tjera, përfshirë edhe vetë […]

LDK dhe subjektet tjera mund të kenë opsione të ndryshme, por qytetarët duan Kurtin kryeministër Foto: Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, por Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese ende nuk ka arritur që ta bindë Lidhjen Demokratike të Kosovës për një marrëveshje bashkëqeverisje.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se partitë e tjera, përfshirë edhe vetë LDK mund të kenë opsione dhe matematika të ndryshme për formimin e qeverisë, por që ndryshe vendosën qytetarët më 6 tetor.

Kryeziu thotë se më 6 tetor qytetarët kanë treguar vetëm një opsion, për ndryshimin e vendit me liderin e VV-së, Albin Kurti, si kryeministër.

“LDK dhe subjektet tjera politike mund te kene opsione edhe matematika te ndryshme per formimin e qeverise, por votat e qytetareve kane treguar vetem nje opsion, ate te ndryshimit me Kurtin Kryeminister”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.