LDK beson se do të fitoj në 8 komuna më 14 nëntor

21.10.2021

Po ashtu, gjatë asaj mbrëmje kishte filluar numërimi i fletëvotimeve në komunat e Kosovës, ku shumë komuna kanë shkuar në balotazh. Komuna e Suharekës nuk ka shkuar në balotazh, pasi që AAK me kandidatin e tij, Bali Muharremaj ka arritur të fitoj çysh në raund të parë, kështu duke fituar 52,28% të votave apo 13 […]

LDK beson se do të fitoj në 8 komuna më 14 nëntor Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Po ashtu, gjatë asaj mbrëmje kishte filluar numërimi i fletëvotimeve në komunat e Kosovës, ku shumë komuna kanë shkuar në balotazh.

Komuna e Suharekës nuk ka shkuar në balotazh, pasi që AAK me kandidatin e tij, Bali Muharremaj ka arritur të fitoj çysh në raund të parë, kështu duke fituar 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota.

Ndërsa, balotazhi për komunat e vendit do të mbahen më 14 nëntor, ku ky balotazh i zgjedhjeve do të mbahet në 21 komuna.

Ndërkaq, pas këtyre zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një mbledhje, ku pas kësaj mbledhje në një konferencë për media ka folur nënkryetari Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se beson që ky subjekt politik do të fitoj në tetë (8) komuna.

Ai tha se duhet të shihet vlerësimi i zgjedhjeve më 17 tetor, dhe se LDK e ka lexuar drejtë shuplakën politike të 14 shkurtit dhe se është rikuperimu me riorganizim e angazhim.

“Duhet me pa vlerësimin e zgjedhjeve më 17 tetor. LDK e ka lexuar drejtë shuplakën politike të 14 shkurtit dhe është rikuperimu me riorganizim e angazhim. Ne besojmë shumë se në raudin e dytë 8 komunat do të jenë vulosje e një rikthimi të madh të LDK-së”, tha ai.

Ndryshe, LDK ka shkuar në balotazh në komunën e Gjilanit me Lutfi Hazirin, Dragash me Bexhet Xhelasinin, në Istog me Ilir Feratin, në Fushë Kosovë me Burim Berishën, në Podujevë me Ekrem Hysenin, në Prishtinë me Përparim Ramën, në Viti me Sokol Halitin, në Vushtrri me Xhafer Tahirin dhe në Junik me Ruzhdi Shehun.