LDK: Bali Muharremaj i ka keqpërdorur 380 mijë EURO

  • 18.11.2018
LDK: Bali Muharremaj i ka keqpërdorur 380 mijë EURO

“Kryesia e degës së LDK-së në Therandë, në mbledhjen e saj të rregullt, të datës 16 nëntor 2018, ka shqyrtuar rrethanat politike dhe të qeverisjes në vend. Duke diskutuar për qeverisjen lokale u ngritën shqetësime lidhur me shkeljet e vazhdueshme të ligjit, që tanimë janë shndërruar në standard të veprimit nga qeveria komunale e AAK-së në Therandë.

Asambleistët e LDK-së e kanë ngritur këtë shqetësim në Asamblenë Komunale, lidhur me ndërrimin e destinacionit të 380 000 eurove, për të cilat Asambleja Komunale kishte votuar që të investoheshin në qendër të qytetit, ndërkaq kryetari Muharremaj i ka keqpërdorur ato duke i investuar gjetkë. Ndaj shqetësimit të asambleistëve të LDK-së kryetari Muharremaj ka reaguar me mospërfillje.



LDK dega në Therandë duke qenë në mbrojtje të ligjit, të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, njofton qytetarët se kundërshton dhe dënon çdo shkelje të ligjit dhe procedurave administrative, kundërshton çdo keqpërdorim të parasë publike, dhe çdo keqpërdorim të taksapaguesve, siç ka ndodhur me ndërrimin e destinacionit të 380 000 eurove të sipërpërmendura, poashtu edhe në dy raste të tjera si në fshtrat Mushtisht e Studenqan.”

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë