LDK: 418 mijë € nuk i mjaftojnë kryetarit për të mbyllur gropat

Po hyjmë në muajin Maj dhe qeveria komunale ende nuk e sheh të arsyeshme që të mbyllë gropat e hapura pas reshjeve në dimrin që lam pas.

Hapjet në rrugë mund të shkaktojnë telashe vozitësve gjatë qarkullimit me automjete. Këto vështirësi mund të rriten kur dihet se i ofrohemi sezonës verore e komuna jonë vërshohet nga bashkëatdhetarët tanë.

Kryetarit Muharremaj duam të ia rikujtojmë se ka nënshkruar kontratë kornizë më datë 26.10.2018, me plot 418, 832.00 €, kontratë e cila obligon kompaninë fituese (e afërm me pushtetin aktual) të bëjë sanimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale. 

I bëjmë thirrje autoriteteve komunale që sa më parë të marrin masa në të mirë të zbatimit të këtij projekti, njofton zyra e informimit të LDK-së në Suharekë.


© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.