[Laptopi i Asambleistit] Shala: Do ta pranojë laptopin dhe do ta konsideroj si aset të asamblesë

Komuna e Suharekës siç duket nuk ka hequr dorë për blerjen e 32 laptopëve për delegatët e asamblesë komunale.

I kontaktuar nga redaksia Leonard Shala nga PSD tha se si pikë e parë ne si PSD nuk kemi pasur një kërkesë për blerje të laptopëve. Por nëse komuna ka vlerësu se me blerjen e laptopëve do të reduktohen shpenzimet që kanë të bëjnë me printimin e materialit si dhe shpërndarjen tek asambleistët, për ne është e pranueshme.

Neve na mbetet që për këtë të kujdesemi që kjo të ndodh, pra që kur ti posedojmë laptopët materialin ta pranojmë vetëm në mënyrë elektronike. Laptopin e shohim si mjet pune për t’i kry detyrat tona si asambleist përgjatë një mandati( me kryerjen e mandatit ata do të duhej të mbeteshin asamblese.

Gjithashtu vlen të ceket që në tender janë paraparë edhe vendosja e disa mikrofonëve, që për mendimin tim janë të nevojshëm! Pra unë si asambleist I PSD do ta pranoj laptopin, do ta përdor për nevoja që kanë të bëjnë me angazhimin tim publik si dhe do ta konsideroj si aset të asamblesë, ka përfunduar përgjigjen e tij Shala.

I pyetur nëse aktualisht posedon laptop ai është përgjigjur se po ka një laptop familjar ndërsa i pyetur nëse ka menduar që të dhurojë si donacion Shala nuk është përgjigjur.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.