Lansohet platforma që i njofton qytetaret për të drejtat e tyre kushtetuese

“E Drejta Jem” platformë për të drejtat e qytetarëve në lidhje me instuticionet e drejtësisë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë e njohur me akronimin YIHR KS sot nga ora 10:00 lanson platformën “E Drejta Jem”.

Kjo platformë është krijuar me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve në lidhje me institucionet e drejtësisë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Platforma do të jetë një hapësirë interaktive e cila do të përditësohet me të dhëna vazhdimisht dhe ndër tjerash do të shërbejë edhe si një urë lidhëse në mes të qytetarëve dhe institucioneve të drejtësisë.

Platforma “E Drejta Jem” është zhvilluar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” që mbështet nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.