‘Lakmia’ për postin e kryeministrit, problem një koalicion LDK-VV

‘Lakmia’ për postin e kryeministrit, problem një koalicion LDK-VV
Çlirim Gashi

01.08.2019 / Lajme

Sipas partive politike jemi shumë afër zgjedhjeve, ku edhe partietë kanë filluar fushatën ende pa u shpallur zgjedhjet, ku kjo lë të kupton që zgjedhjet e parakohshme janë shumë afër.

Prandaj edhe koalicionet parazgjedhore janë pak problem, sidomos për LDK’në dhe VV’në të cilat u panë të afërta për t’i bashkuar forcat por si duket lakmia për postin e kryministrit nuk do ta jetësoj këtë koalicion.

Edhe pse u kritikua shumë afërsia e tyre, duke ditur sulmet që Vetëvendosje i kishte bërë LDK’së, sidomos të parit të kësaj partie që përveç që i sulmuan veturën ku ishte ai, i sulmuan edhe shtëpinë, Kurti dhe Mustafa u panë të afërt për një koalicion, mirëpo egoja e tyre për udhëheqjen e Qeverisë së ardhshme e hodhi tutje këtë opsion.

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar publikisht se në çfarëdo koalicioni, udhëheqësi i qeverisë duhet t’i takojë kësaj partie, derisa edhe Vetëvendosja e ka potencuar të njejtë gjë.

Anëtari VV’së, Avni Zogiani, ka përsëritur qëndrimin e partisë së Albin Kurtit, se do të hyjnë në koalicion me ndonjë parti me kushtin që Albin Kurti të jetë kryeministër.

Të gjitha ato parti që dëshirojnë koalicion me Vetëvendosjen, sipas tij, duhet ta kenë të qartë se posti i kryeministrit i takon vetëm Albin Kurtit.

“Bën Albini edhe diku tjetër, nuk është e thënë veç kryeministër..” – ky lloj angazhimi kërkon veç zëvendësimin e njerëzve ne pushtet, por jo ndryshimin thelbësor që sjell Albini si kryeministër. Pra, nëse duam ndryshim rrënjësor, jo, nuk bën diku tjetër, veç kryeministër dhe #QeveriaKurti po vjen!”, ka shkruar Zogiani në Facebook.

Ndërsa, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, njëherëshit edhe anëtari i Kryesisë së LDK’së, ka thënë se partia e tij është më e madhja në vend dhe se i takon posti i kryeministrit, por nuk i ka larguar mundësitë për koalicionet.

Muhaxheri ka thënë se LDK mundet të hyjë edhe vetë në zgjedhje. Por, e mbështet një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

“LDK është partia më e madhe në vend dhe i takon kryeministri. LDK mundet me hi vetë në zgjedhje, mirëpo besoj se për këto zgjedhje duhet të ketë bashkëpunim me Vetëvendosjen. Edhe unë e mbështes këtë koalicion. Por, kryeministri i takon partisë më të madhe”, ka thënë Muhaxheri në një debat televiziv.

Duke parë tendencat e tyre për karrigen e Krryeminitrit, koalicioni LDK- VV, po duket i pamundur. Kujtojmë që kryesia e LDK’së do të mbajë zgjedhjet e brendshme të shtunën me 3 gusht, ku do të zgjedhet i pari i kësaj partie, dhe pastaj priten takimet me Presidentin Thaçi për t’u konsultuar me të gjitha partitë tjera për të vendosur datën e zgjedhjeve në vend.

RAPORTO