LAJMI I FUNDIT: Vjosa Osmani infektohet me Coronavirus

Ushtruesja e detyrës së presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton SuharekaOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani në një postim në facebook, ku ka thënë se pasi ka pasur kontakt me disa të afërm të cilët kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, është testuar në IKSHPK dhe ka rezultuar pozitive.

Gjithashtu, Vjosa Osmani njofton se gjatë dy javëve të fundit do të vazhdojë punën nga shtëpia.

Osmani thotë se përkundër kujdesit maksimal, shihet se virusi është kudo, më i përhapur se kurrë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë.

Positimi i plotë:

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë.

Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike. Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

Vjosa

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.