Veseli: Vendi mund të shkojë në zgjedhje dhe PDK së shpejti mund të vijë në pushtet

27.01.2020

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi sonte se nëse frikacakët, siç i ka quajtur ai VV-në, dështojnë të marin përgjegjësi, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja dhe shumë shpejt do të jetë PDK-ja në krye të vendit. Veseli tha se qytetarët nuk meritojnë të maltretohen tash e sa muaj për interesa […]

Veseli: Vendi mund të shkojë në zgjedhje dhe PDK së shpejti mund të vijë në pushtet Foto: Ilustrim

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi sonte se nëse frikacakët, siç i ka quajtur ai VV-në, dështojnë të marin përgjegjësi, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja dhe shumë shpejt do të jetë PDK-ja në krye të vendit.

Veseli tha se qytetarët nuk meritojnë të maltretohen tash e sa muaj për interesa personale të ngushta.

“Me këto veprime të ulëta këta frikacakë po e dëmtojnë Kosovën e po e forcojnë Serbinë. E ne nuk do ti lejojmë ta shkatërrojnë vendin për interesat e tyre”, tha ndër të tjera Veseli.

“Ajo çfarë asnjëherë nuk duhet të dëmtohet është shteti, zhvillimi ekonomik e sovraniteti i Republikës së Kosovës. Me këtë formë, me këtë mentalitet, këta njerëz po e rrënojnë shtetin tonë e po forcojnë Serbinë. E ky është gabim dhe është mallkim që ata vet do ta marrin si përgjegjësi, PDK-ja nuk do të ndalet”, deklaroi kreu i PDK-së.