Ministri i Shëndetësisë: Po bëjmë gati Ligjin për Sigurimet Shëndetësore

29.04.2022

Qëllimi i takimit ishte ndërlidhur me kërkesat e BSPK-së të cilat i janë parashtruar Partnerit Social – Qeverisë. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Haliti, njoftoi kryetarin Hykolli dhe Ymeri se Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë është duke përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe pritet që gjatë muajt në vijim të dërgohet për miratim. BSPK përmes […]

Ministri i Shëndetësisë: Po bëjmë gati Ligjin për Sigurimet Shëndetësore Foto: Ilustrim

Qëllimi i takimit ishte ndërlidhur me kërkesat e BSPK-së të cilat i janë parashtruar Partnerit Social – Qeverisë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Haliti, njoftoi kryetarin Hykolli dhe Ymeri se Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë është duke përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe pritet që gjatë muajt në vijim të dërgohet për miratim.

BSPK përmes një komunikate për media thotë se në takim, ministri Latifi e ka ftuar kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues për të marrë pjesë në përgatitjen e Ligjit.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Haliti, njoftoi Kryetarin Hykolli dhe z. Ymeri se Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë është duke përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe pritet që gjatë muajt në vijim të dërgohet për miratim. Ministri i Shëndetësisë ftoi Kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues nga radhët e BSPK-së për të marrë pjesë në përgatitjen e Ligjit. Dialogu i sotëm u vlerësua i suksesshëm dhe i duhur nga Partnerët Socialë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.