Bizneset Vende Pune Ofertat

Lajm i mirë për Policinë: Mbi 5 mijë policëve iu njihet e drejta e pagës së 13-të, shpërblimit dhe shtesave për kualifikim shkollor

Lajm i mirë për Policinë: Mbi 5 mijë policëve iu njihet e drejta e pagës së 13-të, shpërblimit dhe shtesave për kualifikim shkollor

20.10.2023 Lajme

Mbi 5 mijë policëve të Policisë së Kosovës iu është njohur e drejta e kompensimit të pagës së 13-të për 4 vite radhazi, nga 2018-ta, shpërblimin jubilar për 4 vite si dhe shpërblimet e shtesave në pagë për kualifikim shkollor.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Policisë së Kosovës, Kastriot Feka.

Feka ka falënderuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe Sindikatës, për durimin dhe angazhimin e tyre.

Ky është njoftimi i plotë i Fekës:

Me një dritë optimizmi dhe krenarie, dëshirojmë t’ju njoftojmë se drejtësia ka fituar dhe të drejtat e mbi 5 mijë policëve të Kosovës janë njohur. Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë përkrahjen e saj për kërkesat tona të kohëve të fundit.

Në respekt të punës dhe angazhimit të palodhshëm të policëve, po ju kompensohen të drejtat që ju takojnë, duke përfshirë:

Paga e 13-të për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022

Shpërblimi jubilar për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022

Shpërblimet e shtesave në pagë për kualifikim shkollor për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022.

Ne ju falenderojmë që keni pasur besim në punën tonë dhe për bashkëpunimin tuaj të vyer. Po ashtu, duam të shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës për durimin dhe angazhimin e tyre.

Ky sukses është një kujtesë për punën e palodhshme të të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë rrugëtim drejt drejtësisë.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Policia e Kosovës shqiptoi mbi 1713 tiketa trafiku

Policia e Kosovës shqiptoi mbi 1713 tiketa trafiku

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Polica e Kosovës ka shqiptuar 1713 tiketa trafiku.

Kanë ndodhur mbi 54 aksidente trafiku, 19 prej tyre me lëndime dhe 35 vetëm me dëme materiale dhe fatëmirësisht asnjë me fatalitet.

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka arrestuar 23 persona dhe 15 të tjerë i ka dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës po ashtu në 24 orët e fundit e ka dërguar dy person në vuajtje të denimit.

Statistikat e përgjithshme:

Aksidente trafiku me fatalitet : /

Aksidente trafiku me të lënduar : 19

Aksidente trafiku me dëme materiale : 35

Tiketa trafiku të shqiptuara : 1713

Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 : /

Persona të arrestuar : 23

Persona në mbajtje : 15

Persona në ndalim policor : /

Persona në vuajtje të dënimit : 2

Arrestohet prizrenasi, u gjend nga policia duke paketuar substanca narkotike

Arrestohet prizrenasi, u gjend nga policia duke paketuar substanca narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti u gjend duke paketuar substanca narkotike.

Policia kishte shkuar në shtëpinë e tij në lidhje më një raportim për dhune në familje.

Të dyshuari gjatë kontrollit i gjetur marihuanë me peshë 56.19 gram, qese plastike si dhe një peshore digjitale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që policia kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit për një raportimin të dhunës në familje, kishte hasur në të dyshuarin duke paketuar substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Me urdhëresë te prokurorit kujdestar dhe në prezencën e prindërve të dyshuarit është bërë kontroll në  shtëpi dhe gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 56.10 gram, tridhjetë e pesë qese plastike të zbrazëta, një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia ka njoftuar se 1 mijë e 853 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 17 aksidente me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar nëntë persona dhe nëntë janë dërguar në mbajtje.

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende29 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë