Lajm i mirë për pensionistët që s’u kishte dalë pensioni muajin e kaluar

22.10.2021

MF në një komunikatë për media ka njoftuar po ashtu se është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionistë. “Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit […]

Lajm i mirë për pensionistët që s’u kishte dalë pensioni muajin e kaluar Foto: Ilustrim

MF në një komunikatë për media ka njoftuar po ashtu se është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionistë.

“Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta.

Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi.

Të gjithëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator, ndërsa sot kanë pranuar edhe pensionin për muajin tetor.