Lajçaku publikon foto të takimeve, i quajti produktive

07.11.2023

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka publikuar fotot nga takimet që ka pasë në ditën e dytë të vizitës në Kosovë. Emisari Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutas, me ambasadorët e akredituar dhe me liderët e partive opozitare. Ai këto takime i ka quajtur produktive dhe […]

Lajçaku publikon foto të takimeve, i quajti produktive Foto: Ilustrim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka publikuar fotot nga takimet që ka pasë në ditën e dytë të vizitës në Kosovë.

Emisari Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutas, me ambasadorët e akredituar dhe me liderët e partive opozitare.

Ai këto takime i ka quajtur produktive dhe me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialog.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajçak në X.