Lajçaku e takon të sanksionuarin e ShBA-së, Millorad Dodikun

02.03.2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Millorad Dodikun, presidentit i Republikës Serbe të Bosnjës, i cili është në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajçaku e takon të sanksionuarin e ShBA-së, Millorad Dodikun Foto: Ilustrim

“Më vjen mirë që pata rastin të takoj të tre anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe z. Dodik në Antalia. Unë nënvizova rëndësinë thelbësore për të kryer reformat e nevojshme që Bosnja të ecë përpara në rrugën e saj për BE në muajin Mars. Kjo është me interes jetik për të gjithë vendin”, shkroi Lajçak në ‘X’.

Dodik, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022. Ndryshe sanksionet u vendosën ndaj Dodikut me arsyetimin se rrezikoi zbatimin e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe pasuan në një kohë kur ai po intensifikonte kërcënimet për t’u shkëputur Bosnja dhe Hercegovina.