Lajçak takohet me deputeten britanike, thotë se folën detajisht për dialogun

17.02.2024

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me deputeten britanike Alicia Kearns, me të cilën ka thënë se ka folur detajisht për dialogun Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja si dhe zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë.

Lajçak takohet me deputeten britanike, thotë se folën detajisht për dialogun

Ky takim është zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

“Kisha një diskutim të detajuar dhe i mirë me Alicia Kearns rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, në veçanti dialogun për normalizim dhe zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlerësova interesimin dhe angazhimin e saj për të mbështetur përparimin demokratik në rajon”, ka shkruar Lajçak.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1758812226914296100

Etiketat

Ofertat e fundit