Bizneset Vende Pune Ofertat

Lajçak flet për vizitën në Kosovë, ndan detaje për takimin e ardhshëm në Bruksel

Lajçak flet për vizitën në Kosovë, ndan detaje për takimin e ardhshëm në Bruksel

08.11.2023 Lajme

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për vizitën e tij dyditore që pati në Prishtinë.

Lajçak në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka diskutuar për çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun.

Jam kthyer nga Kosova, ku kam udhëtuar për të përcjellë të rejat nga vizita e fundit me kryekëshilltarët diplomatikë të Francës, Italisë dhe emisarin e SHBA-ve, Gabirel Escobar dhe takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel. U takova me zëvendëskryeministrin Bislimi për të diskutuar çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun”, ka shkruar Lajçak.

Ai ka shtuar se një takim në nivelin e kryengociatorëve do të mbahet së shpejti në Bruksel.

“Objektivi ynë ishte të vendosnim bazat për një takim të ardhshëm të Kryenegociatorëve, i cili do të zhvillohet së shpejti. Unë propozova një axhendë të drejtpërdrejtë për takimin e ardhshëm në Bruksel, në përputhje me pritshmëritë e përcjella nga liderët evropianë”, është shprehur emisari i BE-së.

Lajçak tutje ka theksuar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.

“Përveç diskutimeve me zëvendëskryeministrin, kam informuar edhe shefat e misioneve diplomatike të BE-së me seli në Kosovë. Për më tepër, u takova me gjeneralmajor Ulutas, komandantin e misionit të KFOR-it të NATO-s. Biseda jonë u fokusua rreth situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe unë i ofrova atij një përditësim gjithëpërfshirës mbi Dialogun dhe negociatat e ardhshme. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë produktiv”, ka shkruar tutje Lajçak në Facebook.

Ai ka shtuar se “vizitën time e përfundova me një takim me përfaqësuesit e partive opozitare. Ne patëm diskutime interaktive për zhvillimet e fundit, si dhe për rrugën përpara në dialog dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së”.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Lajcak: Ka progres në shumë çështje mes Kosovës dhe Serbisë, vendimet e rëndësishme të merren para zgjedhjeve në BE

Lajcak: Ka progres në shumë çështje mes Kosovës dhe Serbisë, vendimet e rëndësishme të merren para zgjedhjeve në BE

Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në forumin BE-Ballkan Perëndimor që po mbahet sot në Bruksel, ka folur për procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lajcak ka thënë se ka progres në shumë çështje dhe se janë shumë afër përmbylljes së çështjes së energjisë.

Ai gjithashtu ka thënë se ka progres mes Kosovë dhe Serbisë në hapat se si të implementohet Marrëveshja për Normalizim.

Tutje emisari sllovak ka thënë se s’duhet të harrohet kalendari politik, duke përmendur zgjedhjet në Bashkim Evropian. Lajcak ka thënë se është e rëndësishme që të gjitha vendimet e rëndësishme të merren përpara nisjes së fushatës elektorale, të mos ketë vonesa dhe të mos pritet krijimi i Komisionit të ri Evropian që do të dalë pas zgjedhjeve.

“Jam shumë i lumtur që ky moment pozitiv ka ndikim në atmosferën aktuale në procesin e dialogut. Po shohim progres në shumë çështje. Jemi afër për ta mbyllur çështjen shumë të rëndësishme  të energjisë, ka progres për targat, ka progres për zgjedhjet lokale në veri, për personat e zhdukur dhe kemi bërë progres në pajtimin për hapat se si të implementohet marrëveshja për normalizim. Jam në kontakt ditor me palët. Pika ime e fundit, mos ta harrojmë kalendarin politik. Zgjedhjet ne BE vitin tjetër. Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendimet e rëndësishme të bëhen përpara se të hyjmë në fushatë elektroale. Pastaj mund ta kemi implementimin në ndërkohe që themelohet Komisioni i ri Evropian. Të mos pritet për shumë gjatë dhe mos prisni për Komisionin e ri. Por duhen dy për tango, BE-ja është gati dhe shpresoj që edhe Ballkani Perëndimor të jetë gati” , ka thënë Lajcak.

Paralajmërohet vazhdimi i dialogut “në ditët dhe javët në vijim”

Paralajmërohet vazhdimi i dialogut “në ditët dhe javët në vijim”

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se planifikon që bisedimet të vazhdojnë “në ditët dhe javët në vijim”. Duke përmbledhur punën e tij këto ditë, dhe duke përmendur takimet që pati me kryenegociatorët të enjten, Lajçaku ka shkruar në Facebook se pret rezultate të shpejta.

“Të enjten, kam pritur dy kryenegociatorët në Bruksel. Kemi diskutuar disa çështje – Statutin, planin e zbatimit, energjinë, targat, zgjedhjet dhe personat e zhdukur. Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në sërë çështjes në agjendën tonë të dialogut dhe pres veprime pasuese shpejt. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim”, ka shkruar ai.

Lajçaku po ashtu ka folur për takimin që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Sebri. Ka thënë se kanë diskutuar për vazhdimin e përpjekjeve për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes bazë.

“Ngjashëm sikur diskutimet tona në Kosovë, po ashtu kemi adresuar edhe çështje të tjera urgjente në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, duke theksuar nevojën për zgjidhje urgjente në përgatitjen e takimit të kësaj jave të kryenegociatorëve. Në bisedat tona, kam theksuar se implementimi i Marrëveshjes duhet të bëhet me të dyja palët duke kryer obligimet e tyre përkatëse hap pas hapi në formë paralele dhe të bazuar në parimin që secila palë duhet të bëjë diçka që të marrë diçka”, ka shkruar ai për takimin në Serbi, që i parapriu diskutimeve në Bruksel.

Pas takimeve në Bruksel të enjten, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u shpreh se në takimin me Lajçakun, nuk është diskutuar për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi, siç ka thënë ai, pozicioni i Kosovës është bërë i qartë që më 26 tetor nga kryeministri Albin Kurti, në takim me liderët evropianë.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan veç e veç me Lajçakun gjatë ditës në Bruksel, por nuk pati një takim të përbashkët mes tyre. Bislimi ka thënë se Lajçaku mendon se janë shumë afër nënshkrimin të marrëveshjes për energjinë. E ka dhënë javën e ardhshme si afat të fundit.

E, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi edhe në territorin e Kosovës, të cilat janë caktuar për datën 17 dhjetor. Sipas tij, në takimin e së enjtes në Bruksel kanë biseduar për drafstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për energjinë dhe, po ashtu, për temën e të pagjeturve.

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron se do të ketë zhvillime shumë shpejt

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron se do të ketë zhvillime shumë shpejt

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas aktivitetit të tij në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku teksa bëri një përmbledhje të këtyre zhvillimeve tha se diskutimet në Kosovë kanë qenë për çështjet me rëndësi në kuadër të dialogut.

Duke u nisur nga fillimi i javës që u shënua me vizitën në Beograd, tha se diskutimet me presidentin serb Aleksander Vuçiq dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkvoiq, ishin të fokusuar në vazhdimin e përpjekjeve për të avancuar implementimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.

Teksa për vizitën në Kosovë, i njëjti u shpreh duke theksuar nevojën urgjente për zgjidhje e marrëveshjes nga të dya palët.

 “Në bisedat tona, unë theksova që implementimi i Marrëveshjes duhet të ketë progres nga të dy palët në përmbushjen e obligimeve të tyre respektive, hap pas hapi paralelisht dhe bazuar në parimin që të dy palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka”, ka shkruar Lajçak.

Në këtë përbledhje, Lajçak gjithashtu ka folur edhe për takimet që ka pasur me kryenegociatorët në Bruksel, duke treguar se kanë diskutuar për një numër çështjesh, përfshirë Statutin, planin e zbatimit, energjinë, tabelat, zgjedhjet dhe personat e zhdukur.

Ai ka thënë se është bërë përparim në disa çështje dhe se pret një vazhdim të shpejtë të negociatave duke treguar se ka plan që bisedimet t’i vazhdojë në ditët dhe javët në vijim.

“Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në axhendën tonë të Dialogut dhe pres një vazhdim të shpejtë së shpejti. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim”, ka paralajmëruar Laçjak.

Emisari i BE-së ka përmendur edhe takimin që ka pasur në Bruksel me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Të mërkurën pata një takim të dobishëm me liderin e partisë opozitare të Kosovës, PDK-së, Memli Krasniqi. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në Dialog për rrugën  të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Miroslav Lajçak.

FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë