Lajçak: Do të thërras takim për rregulloren e BQK-së, nëse ka gatishmëri

20.05.2024

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e rregullores së BQK-së, me kusht që ata të tregojnë gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje.

Lajçak: Do të thërras takim për rregulloren e BQK-së, nëse ka gatishmëri Foto: Ilustrim

Lajçak tha se mbetet e paqartë se si do të ndikojë mosarritja e marrëveshjes për dinarin në jetën e qytetarëve.

“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si do të ndikojë kjo në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, ka Lajçak në “Facebook”.

Ndryshe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar disa herë, ku kanë diskutuar mbi implikimet e rregullores së BQK-së, po nuk është arritur ndonjë marrëveshje.