Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin, emisari europian nesër vjen në Kosovë

29.01.2024

Emisari evropioan për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka  qëndruar sot në Serbi ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Aleksander Vuçiq.

Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin, emisari europian nesër vjen në Kosovë Foto: Ilustrim

Pas takimit, Lajçak tha se me Vuçiqin kanë folur lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe kanë bërë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.