Labinot Tahiri bënë thirrje për protesta, dorëzon pasaportën diplomatike

04.12.2018

Deputeti Tahiri ka thënë se ky veprim i tij pason pas deklaratave te Johannes Hahn ndërsa pasaportave të tij ua ka bashkangjitur edhe ato të pjesëtarëve të familjes për tu solidarizuar me gjithë qytetarët e Kosovës për shkak të moslëvizjes së lirë jasht vendit. Ai ka premtuar se ai do të jetë deputeti i parê […]

Labinot Tahiri bënë thirrje për protesta, dorëzon pasaportën diplomatike Foto: Ilustrim

Deputeti Tahiri ka thënë se ky veprim i tij pason pas deklaratave te Johannes Hahn ndërsa pasaportave të tij ua ka bashkangjitur edhe ato të pjesëtarëve të familjes për tu solidarizuar me gjithë qytetarët e Kosovës për shkak të moslëvizjes së lirë jasht vendit.

Ai ka premtuar se ai do të jetë deputeti i parê që bashkē me familjen e tij që nga 1 janari i vitit 2019-të nuk do të zhvillojnë asnjë udhëtim në vendet e Europës derisa dhe gjithë qytetarët tjerë të Kosovës të gëzojnë liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

Veç këtij vendimi, Labinot Tahiri u ka bërë thirrje deputetëve të tjerë po ashtu që t’i bashkohen kësaj nisme për t’i dorëzuar pasaportat diplomatike si shenjë revolte ndaj mosheqjes së regjimit të vizave për qytetarët kosovarë.

Më tej Labinot Tahiri, ka bërë thirrje për studentët që të organizojnë protesta për të kërkuar të drejtat e tyre për lëvizje të lirë, aktivitete në të cilat ka premtuar se do t’ju bashkohej edhe ai në cilësinë e deputetit.