Lab-Oil jep detaje për vdekjen e Krenar Jeminit

25.02.2019

Gjatë ditës së djeshme një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës. 22-vjeçari Krenar Jemini nga Mushtishti i Suharekës gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vet kompania “Lab Oil”, ku ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Njoftimi […]

Lab-Oil jep detaje për vdekjen e Krenar Jeminit Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës.

22-vjeçari Krenar Jemini nga Mushtishti i Suharekës gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vet kompania “Lab Oil”, ku ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i plotë:

Kompania Lab-Oil nga Prishtina njofton opinionin publik se më datë 24.02.2019 në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë-Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997).

I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Kompania Lab-Oil me anë të kësaj komunikate dëshiron që të bëjë me dije për opinionin se kjo është e vërteta e ngjarjes tragjike që ka ndodhur në kompaninë tonë.

Familjes së ish-punëtorit tonë, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta!.