Ky zyrtar i LDK-së pritet të bëhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës!

12.10.2019

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur t’i ndajë hiset brenda partisë, para arritjes së marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. GazetaBlic nga burime brenda LDK-së merr vesh se anëtari i Kryesisë Kujtim Shala, është propozuar për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. “Në takimet mes anëtarëve të Kryesisë është përmendur emri i z. Kujtim Shala, si […]

Ky zyrtar i LDK-së pritet të bëhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës! Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur t’i ndajë hiset brenda partisë, para arritjes së marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

GazetaBlic nga burime brenda LDK-së merr vesh se anëtari i Kryesisë Kujtim Shala, është propozuar për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Në takimet mes anëtarëve të Kryesisë është përmendur emri i z. Kujtim Shala, si Kryetar i Kuvendit, i cili sipas të gjitha gjasave pritet ta ketë përkrahjen e gjithë Kryesisë së LDK-së”, pohojnë burimet brenda LDK-së.

Ndryshe, Shala ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për dy mandate.

Marrëveshja për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së pritet që të arrihet pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë ditës së sotme përfaqësues të dy partive kanë zhvilluar një takim. Numri dy i LDK-së Agim Veliu, dhe i angazhuari rishtazi në LVV Agim Bahtiri, kanë diskutuar gjerë e gjatë lidhur me marrëveshjen për koalicion qeverisës.

Bahtiri bëri të ditur se ka kërkaur nga Veliu që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.