“Ky sulm nuk na zmbraps”, Posta reagon për sulmin në Zveçan
01.04.2025
Posta e Kosovës ka reaguar pas sulmit që iu bë objektit të saj mbrëmë në Zveçan. Në reagim thuhet se nuk do të zmbrapsen nga asnjë sulm dhe se do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime cilësore.
“Sot, pas mesnate, zyra postare Zveçan-2, e vendosur në qendër të Zveçanit, është sulmuar me mjete shpërthyese.
Posta e Kosovës Sh.A. dënon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
Ky sulm nuk na zmbraps në përkushtimin tonë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të zgjeruar prezencën postare në të gjithë vendin.