Ky është plani operativ i Komunës për largimin e borës!

10.01.2019

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës dhe intensitetit të lartë të saj Komuna e Suharekës së bashku ke kompanitë vullnetare për pastrimin e rrugëve është mobilizuar qysh në orët e hershme të mëngjesit. I kontaktuar nga redaksia Drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Suharekës, z.Enver Shabani ka konfirmuar se ekipet e komunës së bashku […]

Ky është plani operativ i Komunës për largimin e borës! Foto: Ilustrim

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës dhe intensitetit të lartë të saj Komuna e Suharekës së bashku ke kompanitë vullnetare për pastrimin e rrugëve është mobilizuar qysh në orët e hershme të mëngjesit.

I kontaktuar nga redaksia Drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Suharekës, z.Enver Shabani ka konfirmuar se ekipet e komunës së bashku me kompanitë vullnetare gjenden në teren për hapjen e rrugëve dhe për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Sipas planit operativ të Komunës kompanitë e poshtëshënuara do të pastrojnë fshatrat si në vijim: ISEFERI (Gjinoc, Greikoc, Dubravë, Sallagrazhdë), H.SEFERI (Tërrnje, Neperbisht, Leshan dhe sipas nevojës), VEHA (Suharekën dhe trotuarët), CAMI BAU (Budakovë lagjet dhe Krushicë), THESAR (Peqan dhe Sllapuzhan).