Ky është personi që dyshohet se e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi

30.09.2022

Flori Beqiraj, dyshohet të jetë personi që e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, mbrëmjen e 27 shtatorit. Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës Nacionale, ndërkaq edhe alpinistja Mrika Nikçi, më herët konfirmoi se inicialet e të dyshuarit janë F.B. Nikçi ndërkaq, përmes një shkrimi në Facebook tha se sulmuesi F.B, vjen nga një familje e njohur […]

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi Foto: Ilustrim

Flori Beqiraj, dyshohet të jetë personi që e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, mbrëmjen e 27 shtatorit.

Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës Nacionale, ndërkaq edhe alpinistja Mrika Nikçi, më herët konfirmoi se inicialet e të dyshuarit janë F.B.

Nikçi ndërkaq, përmes një shkrimi në Facebook tha se sulmuesi F.B, vjen nga një familje e njohur e qyteti të Pejës.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka thënë ajo.

Tutje, Nikçi tha se familja e saj i janë mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve, të cilët mundësuan identifikimin dhe arresimin e sulmuesit, për të cilin tha se ka lënë një “vragë të shëmtuar” në jetën e saj.

\

Lidhur më rastin, është deklaruar edhe Arianit Nikçi, babai i Mrikës, i cili ka thënë se është shumë i shqetësuar për rastin.

“Kuptohet që jam ndier shumë i shqetësuar, por fatmirësisht ka qenë një bashkëpunim i mirë me organet përkatëse dhe me qytetarët”, ka thënë Nikçi për Klankosova.tv.

Ndërkaq, më herët nga Prokuroria kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur me datën 27 shtator.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar një person (me inicialet F.B) i cili dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Pejës./Nacionale/