Ky është orari i ri i lëvizjes për tri ditët e ardhshme

Nga nesër e deri më 26 prill do të ndryshojë orari i lëvizjes për qytetarët. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit të qytetarëve në Kosovë, në kohën me pandemi koronavirus.

Orari i ri do të jetë i vlefshëm nga data 24 prill deri më 26 prill, pasi ai do të pësojë ndryshime me rotacion.

Lëvizja e qytetarëve sipas masave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, si pjesë e luftës kundër përhapjes së COVID-19 më 15 prill, është bërë vetëm një herë në ditë për 90 minuta dhe atë sipas shifrës së parafundit të numrit personal. Këto masa do të jenë në fuqi të paktën deri më datën 4 maj.

RAPORTO