Ky është numri që mund të thirrni nëse nuk iu është bërë pagesa nga Pako Fiskale

Administrata Tatimore e Kosovës ka publikuar këtë numër 0800 44 440 për të gjithë qytetarët të cilëve nuk iu janë ekzekutuar pagesat sipas Pakos Emergjente.

Sipas ATK-së duke pas parasysh janë duke pranuar thirrje të shumta përmes linjave telefonike, si dhe adresave elektronike, lidhur me kompensimin e pagës sipas Pakos Emergjente, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se nuk është kompetente t’i trajtojë këto kërkesa.

“Andaj, ju lutem të gjitha kërkesat e juaja lidhur me këtë çështje i adresoni në Ministrinë e Financave, në këtë numër telefoni 0800 44 440, i cili është i hapur çdo ditë (përveç vikendeve) nga ora 08:00-16:00”, thuhet në komunikatën për media

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.