Ky është koeficienti i propozuar për mësimdhënësit e profesorët universitarë (Lista)

15.09.2022

Sot ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga. Për mësimdhënësit në shkollat e […]

Ky është koeficienti i propozuar për mësimdhënësit e profesorët universitarë (Lista) Foto: Ilustrim

Sot ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor

Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.

Për mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8, kurse për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe ato të nivelit të ulët është propozuar koeficient 5.6. Me koeficient 5.2 janë vlerësuar mësimdhënësit në institucionet parashkollore. Sa i përket profesorëve, është propozuar që ata të rregullt të kenë koeficient 12.4, ata të asocuar koeficient 11.4, kurse me 10.4 janë vlerësuar profesorët asistent.

Bazuar në Projektligjin për Paga, një koeficient është paraparë të jetë 120 euro. Kështu së paku ka deklaruar ministrja e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arbërie Nagavci, në intervistën e dhënë ditë më parë në RTK.

Ndërkaq, sa i përket koeficientit të përkthyer në paga, i bie që rektori në universitetet publike do ta ketë pagën 1.704 euro, dekani do ta ketë pagën 1,536 euro, profesori i rregullt, 1,488 euro e kështu me radhë.

Sipas këtij projektligji, drejtori i Shkollës së Mesme të Lartë, ka koeficient 6.4 ose pagën 768 euro. Mësimdhënësi në Shkollën e Mesme të Lartë do të ketë koeficient 5.8, ose 696 euro.

Drejtori i institucioneve parashkollore parashikohet ta ketë koeficientin 5.6 ose 672 euro kurse mësimdhënësi në Shkollën Fillore dhe të mesme të Ultë, ta ketë koeficientin 5.6 ose 672 euro.

Mësimdhënësi në institucionet parashkollore, parashikohet ta ketë koeficientin 5.2 ose 624 euro edukatori/ja, ta ketë koeficientin 5, ose 600 euro.