Ky është koalicioni i radhës që pritet të zyrtarizohet së shpejti

Ky është koalicioni i radhës që pritet të zyrtarizohet së shpejti

Koalicionet parazgjedhore pak nga pak kanë nisur të qartësohen.

I pari koalicion zyrtar është ai mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Socialdemokrate.

Por dhe një koalicion i ri pritet të ndodhë së shpejti.

Alternativa e Mimoza Kusari Lilës shumë shpejt pritet ti bashkohet në koalicion Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic vetë kryetarja e këtij subjekti Mimoza Kusari-Lila.

“Është një bashkëpunim për mundësinë e një koalicionin parazgjedhor si dy subjekte, mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës.Tash jemi në fazën e diskutimit të draftit të marrëveshjes së mundshme. Ka mundësi të hyjmë në një koalicion parazgjedhor si dy subjekte “ ka thënë Kusari -Lila.

Bisedimet për koalicion mes LVV dhe Alternativës si duket po shkojnë mirë, por të njëjtën gjë nuk mund të themi për koalicionin tjetër të përfolur LVV-LDK.

Edhe pse para dy ditësh ka patur përsëri një takim mes palëve, koalicioni sa vjen e duket më i largët.

Deklaratave të deputetit të VV-së  Glauk Konjufca se nuk i presin dhe shumë për koalicion i janë përgjigjur ashpër disa deputetë të LDK-së./GazetaBlic/

RAPORTO