Ky është i ftuari i dytë sot nga Gjykata Speciale

21.01.2020

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka njoftuar se Gjykata Speciale në Hagë sot i ka dërguar ftesë edhe Burim Fazliun nga Zona Operative e Pashtrikut. Gjatë ditës së sotme, ftesë nga kjo gjykatë ka marrë edhe Selim Krasniqi nga po e njëjta zonë operative. Me anë […]

Ky është i ftuari i dytë sot nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka njoftuar se Gjykata Speciale në Hagë sot i ka dërguar ftesë edhe Burim Fazliun nga Zona Operative e Pashtrikut.

Gjatë ditës së sotme, ftesë nga kjo gjykatë ka marrë edhe Selim Krasniqi nga po e njëjta zonë operative.

Me anë të një postimi në Facebook, Gucati bëri të ditur se Burim Fazliu është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa Krasniqin në cilësinë e të dyshuarit.

Përmes një shkrimi në Facebook Gucati ka shkruar se sot kanë marrë ftesë Burim Fazliu dhe Selim Krasniqi, të dy nga Zona Operative e Pashtrikut.

“I ftuar nga Gjykata Speciale është Burim Fazliu cilësinë e dëshmitarit edhe Selim Krasniqi cilësinë e të dyshuarit nga Zona Operative e Pashtrikut”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se vetëm gjatë muajit janar, mbi 10 persona kanë marrë ftesë nga kjo gjykatë për t’u intervistuar në Tribunalin e Hagës.