Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

18.01.2023

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të nisin sesionin pranveror me vazhdim të seancave plenare. Seanca pritet të fillojë në orën 10:00. Në njoftimin e lëshuar thuhet se seanca hyrëse për këtë vit do të jetë vazhdim i disa pikave të papërfunduara të seancave të kaluara. Rendi i ditës: I. Pikat e papërfunduara nga […]

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës Foto: Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të nisin sesionin pranveror me vazhdim të seancave plenare.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se seanca hyrëse për këtë vit do të jetë vazhdim i disa pikave të papërfunduara të seancave të kaluara.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,

13. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,

14. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:

9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

14. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

15. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,

16. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022:

8. Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,

9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.