Kuvendi vazhdon sot seancën, pritet rishikimi i buxhetit

Kuvendi i Kosovës pritet që të vazhdojë sot seancën plenare nga ora 14:00, ku do të shqyrtohet rishikimi i Buxhetit për vitin 2020.

Seanca e ndërprerë javën e kaluar pas tensioneve në mes të Vjosa Osmanit dhe Xhavit Ukaj.

Nga Drejtoria për Media e Kuvendit bëjnë të ditur në një njoftim për media se seanca do të fillojë nga ora 14:00.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.”, thuhet në njoftim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.