Kuvendi të hënën mban seancën e parë të sesionit vjeshtor

17.09.2021

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor do të mbahet të hënën, më 20 shtator, në orën 10:00. Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vazhduar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në […]

Kuvendi të hënën mban seancën e parë të sesionit vjeshtor Foto: Ilustrim

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor do të mbahet të hënën, më 20 shtator, në orën 10:00.

Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vazhduar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në këtë seancë pritet të formohet edhe komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në bordin e RTK-së.