Kuvendi sot shqyrton buxhetin e Kosovës për vitin 2023

17.11.2022

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare. Në seancën e cila pritet të fillojë në orën 10:00, në rend dite janë gjithsej katër pika. Ndër to është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2023. 1.    Miratimi i procesverbaleve nga […]

Kuvendi sot shqyrton buxhetin e Kosovës për vitin 2023 Foto: Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare.

Në seancën e cila pritet të fillojë në orën 10:00, në rend dite janë gjithsej katër pika.

Ndër to është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2023.

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.