Kuvendi sot mban seancë, dy interpelanca për Hotin

12.11.2020

Kryeministri Avdullah Hoti sot pritet të paraqitet në dy interpelanca  para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje ai do t`i përgjigjet deputetëve për Liqenin e Ujmanit dhe personat e pagjetur. Rikujtojmë se në Komunën e Suharekës janë 116 persona të pagjetur. Rendi i ditës: Pyetjet parlamentare, Interpelanca e Kryeministrit të Republikës […]

Kuvendi sot mban seancë, dy interpelanca për Hotin Foto: Ilustrim

Kryeministri Avdullah Hoti sot pritet të paraqitet në dy interpelanca  para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje ai do t`i përgjigjet deputetëve për Liqenin e Ujmanit dhe personat e pagjetur.

Rikujtojmë se në Komunën e Suharekës janë 116 persona të pagjetur.

Rendi i ditës:

Pyetjet parlamentare,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën Ndërkombëtare Private,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-028 për Inspektoratin e Punës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-012 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256,

Shqyrtimi i Raportit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.