Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të veçantë për 20 vjetorin e masakrës së Dubravës.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i cili ishte edhe vetë i mbijetuar i kësaj masakre, ka ftuar të gjithë ish-të burgosurit t’i bashkohen kësaj seance, transmeton RTK.