Kuvendi pa kuorum, nuk ka vota për të miratuar rezolutën për të pagjeturit

23.11.2020

Seanca e somte e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar. Pas leximit të pikave të mbetura nga seancat e mëparshme, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci, tha se në mungesë të kuorumit nuk mundet të vazhdojnë seancat, meqë askush nga kabineti qeveritarë si dhe mungesat e shumta të deputetëve, nuk lejuan vazhdimin normal […]

Kuvendi pa kuorum, nuk ka vota për të miratuar rezolutën për të pagjeturit Foto: Ilustrim

Seanca e somte e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar.

Pas leximit të pikave të mbetura nga seancat e mëparshme, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci, tha se në mungesë të kuorumit nuk mundet të vazhdojnë seancat, meqë askush nga kabineti qeveritarë si dhe mungesat e shumta të deputetëve, nuk lejuan vazhdimin normal të seancës.

Nagavci tha se për seancën e re do të njoftohen nga kryesia.

Në rend dite ishte Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,