Kuvendi nesër voton për gjyqtarin e Kushtetueses, katër kandidatë në garë për ta zëvendësuar Rama-Hajrizin

02.06.2021

Kuvendi i Kosovës ka caktuar datën e mbajtjes së seancës plenare ku do të votohet për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nësër (e enjte) është dita kur 120 deputetët e Kuvendit do të shprehin vullnetin e tyre me anë të votës për emrin që do ta zëvendësoj Arta Rama-Hajrizin si gjyqtar i Kushtetueses. Të enjten […]

Kuvendi nesër voton për gjyqtarin e Kushtetueses, katër kandidatë në garë për ta zëvendësuar Rama-Hajrizin Foto: Kosova Post

Kuvendi i Kosovës ka caktuar datën e mbajtjes së seancës plenare ku do të votohet për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Nësër (e enjte) është dita kur 120 deputetët e Kuvendit do të shprehin vullnetin e tyre me anë të votës për emrin që do ta zëvendësoj Arta Rama-Hajrizin si gjyqtar i Kushtetueses.

Të enjten e kësaj jave Kuvendi ka caktuar seancë plenare në të cilën pjesë e rendit të ditës është edhe votimi për një gjyqtar të Kushtetueses.

“Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në faqen e Kuvendit.

Kujtojmë që Komisioni i Posaçëm ka dorëzuar listën e ngushtë prej katër emrave që pritet të votohen në seancën plenare.

Visar Morina, Vigan Qorrolli, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli janë kandidatët për të cilët deptutët mund të votojnë.