Kuvendi miraton përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

26.04.2021

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale. Me 90 vota pro pa asnjë kundër dhe pça asnjë abstenim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë miratuar përshpejtëimin e procedurës për ndryshim dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale. “Më 90 pro asnjë […]

Kuvendi miraton përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale.

Me 90 vota pro pa asnjë kundër dhe pça asnjë abstenim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë miratuar përshpejtëimin e procedurës për ndryshim dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale.

“Më 90 pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratohet që shqyrtimi i parë i projektligjit i cili do të bëhet në procedurë të përshpejtuar, shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 56.

Pra mund të kalojmë në shqyrtimin e parë të ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale. Komisioni për Legjislacion e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ja ka rekomanduar votimin e tij”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale, mundësohet dhe lejohet gjykimi në mungesë.