Kuvendi mban nesër seancë, do të diskutohet për pandeminë COVID-19

16.11.2020

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare e ku do të diskutohet për situaten epidemiologjike në vend. Seanca do të fillojë në ora 13:00. “Debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga ana Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të […]

Kuvendi mban nesër seancë, do të diskutohet për pandeminë COVID-19 Foto: Kuvendi i Kosovës - Bujar Tërstena (RFE/RL)

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare e ku do të diskutohet për situaten epidemiologjike në vend.

Seanca do të fillojë në ora 13:00.

“Debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga ana Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Kohëve të fundit në Kosovë numri i rateve të reja me COVID-19 është rritur dukshëm, vetëm sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë regjistruar edhe 688 raste të reja.

Gjithashtu, brenda 24 orëve në vend janë regjistruar edhe 11 viktima duke e arritur numrin total të viktimave në 833.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të reja kufizuese, të cilat kanë hyrë në fuqi më datën 13 nëntor.