16.05.2019, 16:40

Kuvendi i thotë PO Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish sot në seancën plenare ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte votimi i një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili këto ditë ka qenë shumë aktiv në çështjet që ndërlidhen me gjykimin dhe dënimin e krimeve gjatë kohës së luftës së viteve 1988-’99, ka thënë se pret përkrahje nga të gjitha grupimet politike në Kuvend.

Pas një sërë fjalimeve të gjata, publikimit të fakteve dhe argumenteve në praninë e përfaqësuesve të viktimave të luftës, të personave të pagjetur Kuvendi i Republikës së Kosovës me 79 vota ka miratuar rezolutën që i hap rrugë themelimit të tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

LEXO EDHE:  Thaçi: Të burgosurve do t’u mundësohet të punojnë në kompani private

“I takon Kosovës që të dokumentojë, të faktojë dhe dëshmojë të gjitha krimet dhe gjenocidin që i ka kryer Serbia mbi Kosovë, në mënyrën që t’i hapet një perspektivë e re rajonit të Ballkanit Perëndimor në proceset integruese euroatlantike, për të gjitha vendet”, ka thënë Veseli.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Pas shqyrtimit të propozim-rezolutës, Kuvendi në agjendë ka edhe formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për, siç thuhet, gjenocidin serb në Kosovë, pastaj marrjen e vendimit për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, te Stacioni hekurudhor i Prishtinës dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit.

/SuharekaOnline/