Kuvendi i Kosovës sot mban tri seanca, ky është rendi i ditës

22.12.2022

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në tri seanca, njëra ndër to e jashtëzakonshme.  Në seancën e parë plenare që do mbahet në orën 10:00 në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik. Ndërsa në […]

Kuvendi i Kosovës sot mban tri seanca, ky është rendi i ditës Foto: Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në tri seanca, njëra ndër to e jashtëzakonshme. 

Në seancën e parë plenare që do mbahet në orën 10:00 në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik.

Ndërsa në seancën e jashtëzakonshme që do të fillojë në orën 12:00 pritet shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

E në seancën e dytë plenare, në rend dite janë gjithsej 12 pika. Ndër to edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Seanca plenare

Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik,  
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Seancë e jashtëzakonshme

Rendi i ditës

1. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

Seanca plenare

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/l-152 pёr anti dopingun,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,

11. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.