Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

07.07.2021

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur seancën e radhës. Gjatë kësaj seance deputetët kanë miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Kjo rezolutë u inicua nga koalicioni boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Vakat. Deputetët e Listës Serbe kanë lëshuar sallën para kësaj pike të seancës. Për miratimin […]

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur seancën e radhës.

Gjatë kësaj seance deputetët kanë miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë.

Kjo rezolutë u inicua nga koalicioni boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Vakat.

Deputetët e Listës Serbe kanë lëshuar sallën para kësaj pike të seancës.

Për miratimin e kësaj rezolute kanë votuar 89 vota deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Rezolutën e inicuar nga koalicioni boshnjak, Vakat, është përkrahur nga të gjitha gruper parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të rezolutës, dënohet ashpër gjenocidi i shtetit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe dënohet çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.

Rezoluta po ashtu fton institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur këtë Ditë të Përkujtimit për gjenocidin në Srebrenicë, datën 11 korrik të shpallet ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

Gjatë kësaj seance të Kuvendit ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti tha se miratimi i rezolutës për Srebrenicës është “veprim fisnik dhe i duhur”. Ai tha se kjo ishte masakra më e madhe në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe sipas tij, duhet të bëhet dënimi i krimeve të tilla gjenocidiale, me qëllim që veprime të tilla të mos përsëritën në të ardhmen.

“Sot po e mbështesim një rezolutë me rastin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Ky është një veprim fisnik dhe i duhur e mbi të gjitha universales tonë njerëzore e dëshirës sonë për drejtësi.

Gjenocidi në Srebrenicë është masakra më e madhe në Evropë pas luftës së dytë botërore. Për vit ne e kujtojmë Srebrenicën duke bërë thirrje për drejtësi. Në vitin 2016 unë shkova në Srebrenicë i ftuar nga Nënat e Srebrenicës.Srebrenica ishte e mbushur me varre e përkujtimore”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka pyetur se kush janë ata kriminelë që i fshehin trupat e vrarë.

“Së pari gurët e varreve ankohen për mungesën e trupave, ata janë vrarë prej ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Kush janë ata kriminelë që bëjnë krim mbi krim duke fshehur trupat e vrarë.

Millosheviqi vdiq i padënuar, bashkëpunëtorët e tij mbi 4000 mijë ushtarakë serbë jo vetëm që janë të lirë por janë në pushtet dhe vendimmarrës. Karagjiqi e Mlladiqi janë dënuar, por ende bashkëpunëtorët e tyre s’janë dënuar. Rezultatet e Gjenocidit pra entitete të dala nga spastrimi siç janë Republika Serbe funksionojnë duke e defunksionalizuar Bosjen”, ka thënë Kurti.