Seanca konstituive Kuvendi formon komisionin verifikues për mandatin e deputetëve

Ka nisur Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Seancën po e drejton deputeti më i vjetër në këtë legjislaturë, Jahja Koka nga Vetëvendosja, e gjithashtu nga Fjolla Ujkani deputetja më e re, po ashtu nga kjo parti.

Në këto momente në Kuvendin e Kosovës është zgjedhur komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtare e këtij komisioni është propozuar Albulena Haxhiu, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës Armend Zemaj, raporton lajmi.net.

Nga PDK është propozuar Ganimete Musliu, nga koalicioni AAK-PSD Rasim Selmanaj, Lista Serbe, Slavko Simiq dhe Nisma-AKR-PD, Albulena Balaj-Halimi.

Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve të rijnë, si dhe të zgjidhtë kryetari dhe nënkryetaret.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në seancën konstituive të Kuvendit kanë shkuar pa ndonjë marrëveshje për koalicion qeverisës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.