Kushtëzimi gjerman për votën në KiE, Osmani i telefonon Steinmeierit, në X tregon çfarë i tha

15.05.2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se dje ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Kushtëzimi gjerman për votën në KiE, Osmani i telefonon Steinmeierit, në X tregon çfarë i tha Foto: EP Plenary session - Formal Sitting - Address by Vjosa OSMANI-SADRIU, President of Kosovo

Temë e bisedë së kësaj telefonate sipas Osmanit ishte diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KE.

“Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, ka shkruar Osmani në X.

Osmani gjithashtu ka thënë se anëtarësimi në KiE nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm.

Telefonata vjen pasi Franca dhe Gjermania insistojnë në themelimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës përpara se të japë “po” që vendi t’i bashkohet organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg, Këshillit të Evropës.