Kushtetuesja shtyn deri në qershor vendimin për pezullimin e Ligjit të Pagave

31.03.2020

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor. Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti për këtë vendim, ku thuhet se Gjykata Kushtetuese njëzëri ka vendosur për “vazhdimin e masës së përkohshme. “Ju njoftojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot më 30 mars […]

Kushtetuesja shtyn deri në qershor vendimin për pezullimin e Ligjit të Pagave Foto: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor.

Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti për këtë vendim, ku thuhet se Gjykata Kushtetuese njëzëri ka vendosur për “vazhdimin e masës së përkohshme.

“Ju njoftojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot më 30 mars 2020, njëzëri ka vendosur për vazhdimin e masës së përkohshme në rastin e KO219/13, të parashtruar nga Avokati i Popullit, z.Hilmi Jashari. Masa e përkohshme vazhduar deri më 30 qershor 2020. Vendimi për vazhdimin e masës së përkohshme do ju dërgohet së shpejti në kopje fizike”.

Ligji për Paga i miratuar në shkurt të këtij viti ishte dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit për shkak të ankesave të rreth 30 palëve. Ndaj këtij ligji ka pasur ankesa edhe nga infermierët e spitaleve publike të Kosovës.

Në bazë të këtij ligji mjekët specialistë do të paguheshin me pagë rreth 1200 euro në muaj, por pagat e tyre vazhdojnë të mbesin përgjysmë më pak deri sa Gjykata Kushtetuese të merr një vendim përfundimtar.