Kushtet për pagesa mujore prej 130 € për qytetarët të lajmëruar si të papunë

Ministri në detyrë i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot ka aprovuar Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente.

Sipas një njoftimi për media, theksohet se mori vendim për aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, por sipas këtij vendimi, obligohen të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të propozojnë vendimet shtesë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e Planit Operacional për Implementimin e Pakos Fiskale Emergjente.

Masa 15 – Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130 €) euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajin Prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre milion (3,000,000.00 €) euro.

  1. Nga kjo masë përfitojnë familjet të cilat nuk kanë asnjë të punësuar (sektor publik dhe privat) dhe nuk pranojnë asnjë pagesë të rregullt mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës (pension apo asistencë tjetër sociale) dhe që janë banor rezident të Kosovës;
  2. Shuma prej 130 Euro ndahet për një familje, për periudhën Prill – Qershor 2020, në bazë të verifikimeve paraprake. Verifikimi bëhet çdo muaj, ndërsa aplikimi vetëm njëherë. Një përfaqësues i familjes deklarohet si përfitues i skemës;
  3. Me qëllim të përfitimit nga kjo skemë, nga përfaqësuesi i familjes duhet të bëhet kërkesa me shkrim që duhet të përmbajë të dhënat e përfaqësuesit/përfituesit, një deklarim që asnjë nga anëtaret e familjes nuk ka të hyra mujore dhe nuk përfiton nga skemat sociale dhe pensionale dhe dëshmia e regjistrimit si i papunë në Agjencinë/Entin e Punësimit shërben si dëshmi në mbështetje të aplikacionit por nuk është e domosdoshme në këtë kohë. Megjithatw, aplikimi në entin e punësimit mund të bëhet edhe në mënyrë elektronike, përmes metodave me të cilat do t’i njoftoj Agjencia e Punësimit përmes kanaleve të saj të komunikimit. Kërkesat duhet të bëhen më së largu deri më 15 Maj 2020.
  4. Ministria e Financave dhe Transfereve do të hartojë një aplikacion për kërkesë, në të cilën do të shënohen të dhënat e nevojshme familjare dhe autorizimi i nevojshëm për përpunim të të dhënave personale, me qëllim të zbatimit të kësaj mase.
  5. Kërkesat shqyrtohen nga Divizioni për Ndihma Sociale në kudër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe përgatit listën për verifikim. Marrja e informacionit dhe verifikimi i anëtarëve të familjes lidhur me kushtet e tyre, për të vërtetuar nëse i plotësojnë kushtet për të përfituar nga kjo masë bëhet përmes ARC-së në mënyrë elektronike (certifikatë familjare ose trungu familjar).
  6. Të dhënat për të hyrat eventuale mujore për secilën familje verifikohen nga ATK, IT Administratori i data bazës së të dhënave të skemave sociale dhe pensionale (Departamenti i Pensioneve dhe Departamenti për Mirëqenie/Sociale) dhe Thesari/Divizioni i Pagave (aktivitet i përbashkët me ATK).
  7. Pagesat sipas kësaj skeme realizohen për muajin Prill, jo më vonë se data 5 Maj, në kuadër të programit të asistencës sociale, sipas listës së përfituesve.
  8. Thesari lejon alokim të parakohshëm për zbatimin e kësaj mase.
RAPORTO