Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

COVID-19 / Kushtet e reja për kosovarët për hyrje në Gjermani, hyjnë në fuqi nga 22 gushti

21.08.2021 / Lajme

COVID-19 / Kushtet e reja për kosovarët për hyrje në Gjermani, hyjnë në fuqi nga 22 gushti
Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19, ku vetëm sot janë konfirmuar 2,250 raste të reja të infektimeve si dhe janë regjistruar katër viktima.

E kjo rritje e rasteve në Kosovë, ka detyruar Gjermaninë që ta vendosë vendin tonë përsëri në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë thuhet se: “Situata epidemiologjike: Kosova është prekur fuqishëm nga COVID-19. Së fundi, numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Kosova klasifikohet si një zonë me rrezik të lartë, dhe ky klasifikim hyn në fuqi nga 22 gushti 2021”.

Ky vendim për shtetin e Kosovës do të hyjë në fuqi nga data 22 gusht, ku edhe janë bërë publike kushtet e reja për të hyrë në Gjermani.


Edhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter” ka bërë të ditur se nga 22 gushti në orën 00:00 Kosova do të futet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, duke bërë që të futen në fuqi sërish kufizimet për udhëtarët që hyjnë nga Kosova në territorin gjerman.

Nga 22 gushti, personat që do të ia mësyjnë shtetit të Gjermanisë e që në 10 ditët e fundit kanë qëndruar në Kosovë duhet të regjistrohen në regjistrin digjital të udhëtimit ( www.einreiseanmeldung.de).

Do të jenë të detyruar të karantinohen ata të cilët s’kanë një dëshmi që kanë marrë dy dozat e vaksinës, apo që janë shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit.

Këta persona do të detyrohen të izolohen dhjetë ditë pas hyrjes në Gjermani. Ndërkohë karantinimi mund të përfundojë më herët në rast të një testimi negativ pas pesë ditësh nga hyrja në territorin gjerman.

Njoftimi i plotë i publikuar i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë:

ME RËNDËSI: Nga data 22.08.2021, ora 0:00 Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë +++ Hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova +++ Regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt

Për shkak të incidencës së tejet të lartë të COVID-19 në Kosovë, Gjermania sërish e kategorizon Kosovën si rajon me rrezikshmëri të lartë. Për udhëtimet drejt Kosovës sërisht vlenë paralajmërimi për udhëtim. Ministria e Jashtme Federale paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Kosovës.

Njëkohësisht duke filluar nga e diela, për personat pa nënshtetësi të një shteti të BE-së, pa vendbanim dhe lejeqëndim në një shtet të BE-së vlejnë sërish kufizimet e udhëtimit që kanë qenë të vlefshme deri në fillim të korrikut. Përjashtim bëjnë vetëm personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19. Më shumë informata gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/…/ser…/visa-einreise/-/2321586

Nga e diela, 22.08.2021, ora 0:00 gjatë udhëtimeve (kthyese) drejt Gjermanisë për udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit kanë qëndruar në Kosovë vlenë:

· Regjistrimi i udhëtimit: Para udhëtimit hyrës duhet të plotësohet një regjistrim dixhital i udhëtimit në www.einreiseanmeldung.de

Detyrimi për izolim: Udhëtarët, të cilët nuk kanë dhe nuk e bashkangjesin një dëshmi të një vaksinimi të plotë, apo shërimi nga infektimi në 6 muajt e fundit në portalin „Einreiseanmeldung“, i nënshtrohen një izolimi 10-ditor pas udhëtimit hyrës. Përfundimi i parakohshëm i izolimit është i mundur me një rezultat të testimit negativ të bërë jo më herët se 5 ditë pas udhëtimit hyrës. Rezultati i testimit duhet gjithashtu të bashkangjitet në portalin „Einreiseanmeldung“.

Edhe më tej vlenë që ju që gjatë udhëtimit hyrës drejt Gjermanisë duhet të paraqitni një test negativ për COVID-19 Test, një dëshmi të vaksinimit, apo të shërimit.

Informata më të hollësishme gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/xk-de/service/-/2371260 dhe këtu: https://www.bundesgesundheitsministerium.de/…/faq-tests…

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *